Etna “zgjohet”, aeroporti i Katanias mbyllet për shkak të hirit vullkanik

Menaxhmenti i aeroportit në qytetin e Katanias ka njoftuar se një pjesë e aeroportit do të mbyllet sot për shkak të hirit të krijuar nga aktiviteti i vullkanit Etna. Sektorët B2 dhe B3 do të jenë të mbyllur, thuhet në njoftim. Sipas mediave italiane, ka patur rritje të aktivitetit vullkanik ditët e fundit në vullkanin [...]Read More...

Etna “zgjohet”, aeroporti i Katanias mbyllet për shkak të hirit vullkanik

Menaxhmenti i aeroportit në qytetin e Katanias ka njoftuar se një pjesë e aeroportit do të mbyllet sot për shkak të hirit të krijuar nga aktiviteti i vullkanit Etna.

Sektorët B2 dhe B3 do të jenë të mbyllur, thuhet në njoftim.

Sipas mediave italiane, ka patur rritje të aktivitetit vullkanik ditët e fundit në vullkanin Etna, që ndodhet në ishullin e Siçilisë, me një lartësi prej rreth 3.300 metrash.

Shpërthimi u vu re në kraterin e vullkanit të quajtur “Voragine”. Llava dhe hiri filluan të shpërthejnë fuqishëm nga ky krater.

Kishte gjithashtu një rrjedhë llave nga krateri “Voragine” në kraterin tjetër, i quajtur ‘krateri i ri’.

Sipas vlerësimeve të Zyrës rajonale të Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) në Katania, hiri i emetuar nga Etna arriti një lartësi prej afërsisht 4.5 kilometra dhe u zhvendos drejt juglindjes.

Etna, i cili është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale, nxori për herë të fundit hi dhe llavë kaq shumë në dhjetor 2023.

/abcnews.al