Fitorja e thellë e laburistëve/ Keir Starmer fiton 8 vende më pak në Parlament se Tony Blair në 1997

Menjëherë pas daljes së exit-poll të parë pas mbylljes së kutive të votimit, ekspertët e zgjedhjeve kanë nisur të krahasojnë fitoren e Keir Starmer me shifrat e mëparshme të laburistëve. Me 410 vende në Parlament, nëse ato do të konfirmohen deri në fund, kryeministri i ardhshëm i Britanisë rezulton të ketë marrë vetëm 8 vende [...]Read More...

Fitorja e thellë e laburistëve/ Keir Starmer fiton 8 vende më pak në Parlament se Tony Blair në 1997

Menjëherë pas daljes së exit-poll të parë pas mbylljes së kutive të votimit, ekspertët e zgjedhjeve kanë nisur të krahasojnë fitoren e Keir Starmer me shifrat e mëparshme të laburistëve.

Me 410 vende në Parlament, nëse ato do të konfirmohen deri në fund, kryeministri i ardhshëm i Britanisë rezulton të ketë marrë vetëm 8 vende më pak se Tony Blair në 1997 që mori një shumicë prej 418 deputetësh.

“Zgjedhjet për Parlamentin në Mbretërinë e Bashkuar- sondazhi i IPSOS projekton një shumicë dërrmuese për laburistët e qendrës së majtë me 410/650 vende, duke siguruar me lehtësi Keir Starmer që do të bëhet kryeministri i ardhshëm.

 Kjo do të ishte një shifër pak më e ulët se ajo e arritur nga Tony Blair në 1997”, shkruan faqja Europe Elects.

Starmer, ashtu si Blair, e ka luftuar fushatën në një platformë ndryshimi pas më shumë se një dekade sundimi konservator.

Fitorja e pritshme e laburistëve shënon një kthesë të madhe për partinë, katër vjet e gjysmë pasi Starmer mori drejtimin si udhëheqës dhe më pak se pesë që kur Jeremy Corbyn e udhëhoqi partinë drejt një disfate katastrofike, rezultati i saj më i keq që nga vitet 1930.

/abcnews.al