Haradinaj: Vendimi për themelimin e ushtrisë, trashëgimi e brezit të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të angazhohet për anëtarësim në NATO. Haradinaj e quan trashëgimi të brezit të UÇK-së vendimin për themelimin e ushtrisë. “Vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideroj trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tani duhet të angazhohemi […]
![Haradinaj: Vendimi për themelimin e ushtrisë, trashëgimi e brezit të UÇK-së](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/653750-haradinaj-vendimi-per-themelimin-e-ushtrise-trashegimi-e-brezit-te-uck-se.jpg)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të angazhohet për anëtarësim në NATO.
Haradinaj e quan trashëgimi të brezit të UÇK-së vendimin për themelimin e ushtrisë.
“Vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideroj trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tani duhet të angazhohemi për anëtarësim në NATO. Djemtë e vajzat më të mirë janë në Ushtrinë dhe Policinë tonë. Më bëtë krenar!”, ka thënë Haradinaj.