Izraeli liron dhjetëra të burgosur palestinezë
Të paktën 55 palestinezë të arrestuar në Gazë janë liruar nga Izraeli, duke përfshirë drejtorin e spitalit kryesor palestinez. Në mesin e të liruarve është edhe drejtori i spitalit Mohammed Abu Selmia, i cili u mor peng nga izraelitët gjatë bastisjes së spitalit Shifa. Selmia akuzoi autoritetet izraelite se po i nënshtrojnë të burgosurit palestinezë, [...]Read More...
![Izraeli liron dhjetëra të burgosur palestinezë](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2024/06/AFP__20240621__34Y46EB__v2__HighRes__LebanonIsraelPalestinianConflict-e1718999064211.jpg)
Të paktën 55 palestinezë të arrestuar në Gazë janë liruar nga Izraeli, duke përfshirë drejtorin e spitalit kryesor palestinez.
Në mesin e të liruarve është edhe drejtori i spitalit Mohammed Abu Selmia, i cili u mor peng nga izraelitët gjatë bastisjes së spitalit Shifa.
Selmia akuzoi autoritetet izraelite se po i nënshtrojnë të burgosurit palestinezë, “i poshtërojnë fizikisht e psikologjikisht”, pretendim ky që u mohua nga izraelitët.
Ndryshe, Izraeli akuzon Hamasin dhe grupet tjera militante për strehim në spitale dhe përdorimin e tyre për qëllime ushtarake.