Kërcënoi me thikë policinë, iraniani qëllohet për vdekje nga oficerët gjermanë

Një 34-vjeçar iranian u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë, pasi i kishte kërcënuar me thikë në një stacion hekurudhor në zonën e Lauf an der Pegnitz, pranë Nuremberg. Sipas policisë, burri dyshohet se fillimisht sulmoi verbalisht oficerët. Më pas 34-vjeçari ka vazhduar t’i sfidojë dhe kur kanë zbritur nga makina i ka kërcënuar [...]Read More...

Kërcënoi me thikë policinë, iraniani qëllohet për vdekje nga oficerët gjermanë

Një 34-vjeçar iranian u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë, pasi i kishte kërcënuar me thikë në një stacion hekurudhor në zonën e Lauf an der Pegnitz, pranë Nuremberg.

Sipas policisë, burri dyshohet se fillimisht sulmoi verbalisht oficerët. Më pas 34-vjeçari ka vazhduar t’i sfidojë dhe kur kanë zbritur nga makina i ka kërcënuar me thikë.

Rabenschwarzer Tag für alle Zuggäste in Lauf an der #Pegnitz. Es kam zu erheblichen Verspätungen! Schuld war ein Iraner!#Messermann #Messerangriff #Iraner

— Tim Kellner (@TimKoffiziell) July 1, 2024

Oficerët fillimisht përdorën spraj piper, qëlluan me të shtëna paralajmëruese në ajër dhe në fund qëlluan për vdekje burrin në bark.

Iraniani, i cili kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2015, kishte paraqitur një kërkesë për azil që ishte refuzuar dhe ishte dënuar me një vit burg për falsifikim dhe  mashtrimi.

/abcnews.al