Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen në dasmën në Indi, ja çfarë thonë ndjekësit

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kritikuan Kim Kardashian për paraqitjen në të kuqe, jo një herë, por dy herë, gjatë dasmës treditore të trashëgimtarit indian, Anant Ambani me Radhika Merchant në Mumbai. Fansat thonë se ngjyra e kuqe zakonisht është rezervuar për nuset indiane. Kardashian, 43 vjeçe, u shfaq me dy veshje të ndryshme me... The post Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen në dasmën në Indi, ja çfarë thonë ndjekësit appeared first on AfterParty.

Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen në dasmën në Indi, ja çfarë thonë ndjekësit

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kritikuan Kim Kardashian për paraqitjen në të kuqe, jo një herë, por dy herë, gjatë dasmës treditore të trashëgimtarit indian, Anant Ambani me Radhika Merchant në Mumbai.

Fansat thonë se ngjyra e kuqe zakonisht është rezervuar për nuset indiane.

Kardashian, 43 vjeçe, u shfaq me dy veshje të ndryshme me ngjyrë të kuqe, një gjatë ceremonisë të së premtes dhe një tjetër në eventin e së dielës.

Ajo ishte e mbushur me bizhuteri të llojllojshme përfshirë: diamante, smerald dhe një zinxhir masiv diamanti 70 karatësh.

“Nuk supozohet të veshni të kuqe në një martesë në Indi. Kjo është ruajtur për nusen”, komentoi një përdorues i rrjeteve sociale.

“A nuk është veshja e kuqe në një dasmë hindu/indiane ekuivalente me veshjen e bardhë në një martesë civile/kristiane?”, tha një tjetër.

“Unë e di që nuk duhet të vishni ngjyrë të kuqe në një dasmë indiane”, shtoi tjetri.

The post Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen në dasmën në Indi, ja çfarë thonë ndjekësit appeared first on AfterParty.