Krasniqi pret në takim ambasadorin francez, flasin për zhvillimet e fundit në vend
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë. “Në selinë e PDK-së, sot prita […]
![Krasniqi pret në takim ambasadorin francez, flasin për zhvillimet e fundit në vend](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/655629-krasniqi-pret-ne-takim-ambasadorin-francez-flasin-per-zhvillimet-e-fundit-ne-vend.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.
“Në selinë e PDK-së, sot prita ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë”.
“Ambasadorin Guerot e falënderova për vizitën dhe diskutimin e frytshëm që kishim bashkë. PDK, si gjithmonë, do të vazhdojë kontributin e saj të pandalshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar tutje Krasniqi.