“The Guardian”: Parlamenti gjerman do të ashpërsojë gjobat ndaj politikanëve të padisiplinuar

Parlamenti i Gjermanisë do të ashpërsojë gjobat për politikanët që ndërpresin seancat që shkaktojnë kaos ofendime dhe tensione. Peticioni është paraqitur nga koalicioni trepalësh i kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe pritet që të miratohet para pushimeve verore, shkruan The Guardian. Sipas rregullave të reja, gjobat mund të aplikohet automatikisht nëse një deputet merr tre thirrje [...]Read More...

“The Guardian”: Parlamenti gjerman do të ashpërsojë gjobat ndaj politikanëve të padisiplinuar

Parlamenti i Gjermanisë do të ashpërsojë gjobat për politikanët që ndërpresin seancat që shkaktojnë kaos ofendime dhe tensione. Peticioni është paraqitur nga koalicioni trepalësh i kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe pritet që të miratohet para pushimeve verore, shkruan The Guardian.

Sipas rregullave të reja, gjobat mund të aplikohet automatikisht nëse një deputet merr tre thirrje apo tërheqje vëmendje brenda tre javësh gjatë zhvillimit të seancave parlamentare.

Një anëtar i socialdemokratëve ka bërë thirrje që gjoba të dyfishohet nga 2,000 €, duke u rritur në 4,000 €.

Kjo masë supozohet të jetë një mesazh apo tërheqje vëmendje për anëtarët e parlamentit me sjellje “jo të mirë”.

Qëllimi përfundimtar nuk duhet të jetë ndëshkimi i deputetëve, por ti kujtohet atyre që të trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, një zakon që po injorohej gjithnjë e më shumë.

“Duhet të kemi më shumë kujdes gjatë fjalimit tonë, nuk duhet të sulmojmë njëri-tjetrin apo të shpifim. Kultura jonë e debatit është edhe një pasqyrë të shoqërisë”, është shprehur Bärbel Bas.

/abcnews.al/