Selmanaj: Më mirë se urimet e simbolikat me flamur amerikan, do të ishte implementimi i vlerave amerikane nga qeveria Kurti

Në përvjetorin e pavarësisë së ShBA;ve, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se përveç urimeve të zyrtarëve të qeverisë, për ShBA’të më e rëndësishme do të ishte nëse qeveria e Kurtit dhe shumica parlamentare e VV-se do t’i përvetësonin vlerat amerikane. Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook i ka listuar disa vlera amerikane, për […]

Selmanaj: Më mirë se urimet e simbolikat me flamur amerikan, do të ishte implementimi i vlerave amerikane nga qeveria Kurti

Në përvjetorin e pavarësisë së ShBA;ve, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se përveç urimeve të zyrtarëve të qeverisë, për ShBA’të më e rëndësishme do të ishte nëse qeveria e Kurtit dhe shumica parlamentare e VV-se do t’i përvetësonin vlerat amerikane.

Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook i ka listuar disa vlera amerikane, për të cilat thotë se qeveria Kurti nuk i implementon.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij:

NUK është vlerë amerikane të shkelësh Kushtetutën e Republikës me dhjetra herë.

NUK është vlerë amerikane të sulmosh gjykatat.

NUK është vlerë amerikane të tentosh të kontrollosh ekonominë e lirë të tregut.

NUK është vlerë amerikane të tentosh të kontrollosh dhe të mbyllësh mediat.

NUK është vlerë amerikane të nënshkruash kontrata sekrete multimilionëshe.

NUK është vlerë amerikane ta shkatërrosh administratën shtetërore.

NUK është vlerë amerikane ta fyesh dhe ta sulmosh opozitën.

NUK është vlerë amerikane të falësh borxhet ndaj shtetit. Etj, etj.

Prandaj, më e rëndësishme se urimet dhe simbolikat me flamur amerikan, do të ishte implementimi i vlerave amerikane nga qeveria e Albin Kurtit.