Shqipëri: Zjarr në Dhërmi, thirrje për kujdes

Një zjarr ka përfshirë sot një zonë të Dhërmisë në Shqipëri. Me këtë rast autoritetet shqiptare kanë dalë me një thirrje për kujdes. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka shkruar në Facebook se në ndihmë të zjarrfikësve është vënë edhe helikopteri Cougar. “Helikopteri “Cougar” dhe efektivë të Forcave të Armatosura kanë shkuar në ndihmë të […] The post Shqipëri: Zjarr në Dhërmi, thirrje për kujdes appeared first on Albinfo.

Shqipëri: Zjarr në Dhërmi, thirrje për kujdes

Një zjarr ka përfshirë sot një zonë të Dhërmisë në Shqipëri. Me këtë rast autoritetet shqiptare kanë dalë me një thirrje për kujdes.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka shkruar në Facebook se në ndihmë të zjarrfikësve është vënë edhe helikopteri Cougar.

“Helikopteri “Cougar” dhe efektivë të Forcave të Armatosura kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin e rënë këtë pasdite në Dhërmi. Për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bëri thirrje qytetarëve, që për shkak të zjarrit në përmasa të mëdha në Dhërmi, të shmangin kalimin nga Qafa e Llogarasë.

The post Shqipëri: Zjarr në Dhërmi, thirrje për kujdes appeared first on Albinfo.