Ahmetaj: Kurti herë i lavdëron e herë i demanton vendimet e veta, ambasadori Hovenier ka të drejtë

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, ish-ambasadore e Kosovës, në Bruksel, për FrontOnline thotë se i kanë parë në vazhdimësi shqetësimet e SHBA-ve ndaj Qeverisë Kurti. ‘’Ne në vazhdimësi shohim shqetësime lidhur me vendimet që Kurti i merr vet. Në një moment vendimet i lëvdon dhe në një moment tjetër i demanton dhe i shpallë anti-kushtetuese […]

Ahmetaj: Kurti herë i lavdëron e herë i demanton vendimet e veta, ambasadori Hovenier ka të drejtë


Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, ish-ambasadore e Kosovës, në Bruksel, për FrontOnline thotë se i kanë parë në vazhdimësi shqetësimet e SHBA-ve ndaj Qeverisë Kurti.

‘’Ne në vazhdimësi shohim shqetësime lidhur me vendimet që Kurti i merr vet. Në një moment vendimet i lëvdon dhe në një moment tjetër i demanton dhe i shpallë anti-kushtetuese dhe që nuk përkojnë me Kosovën dhe ambiciet e saj’’ thekson ajo.

Ahmetaj, thotë se si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti, kanë ardhur edhe sanksionet dhe masat e BE-së ndaj Kosovës, duke u përjashtuar nga fondet e BE-së.

‘’Qëndrimet e ambasadorit amerikan të shprehura në vazhdimësi për veprimet e Kurtit i kemi parë në vazhdimësi dhe si pasojë e veprimeve të tilla (të Qeverisë) sot Kosova është në sanksione të BE-së dhe është përjashtuar nga fondet e BE-së, për faktin se është nën sanksionet e saj’’ deklaron ajo.

Ish-ambasadorja, potencon se kjo tregon e tregon edhe qëndrimin e ambasadorit amerikan ndaj Qeverisë.

‘’Kjo e tregon dhe e konfirmon qëndrimin e ambasadorit amerikan, se Kosova është duke jetuar pikërisht në diçka që bie si pasoj e veprimeve të zotërit Kurti’’ deklaron ajo/FrontOnline/