Kurti takohet sot me Borrellin e Lajçakun në Bratisllavë

Kryeministri Kurti sot do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Bratisllavës ku Kurti po merr pjesë. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. “Kryeministri Kurti po merr sot pjesë në ditën e fundit të Konferencës për […]

Kurti takohet sot me Borrellin e Lajçakun në Bratisllavë

Kryeministri Kurti sot do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Bratisllavës ku Kurti po merr pjesë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti po merr sot pjesë në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë. Ndër të tjerash, atje do të takojë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell dhe emisarin e BE-së, Lajcak si dhe do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimit”.

Kryeziu tha se qëndrimi i Kurtit do të jetë njëditor dhe se brenda ditës do të jetë në Kosovë.