Kurti takon Kryetaren e Foçës në provincën e Izmirit, folën për kontributin e mërgatës shqiptare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit sot edhe nga Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fiçi, e cila është me prejardhje shqiptare. Në komunikatën për media thuhet se Kurti e falënderoi atë për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit tonë. Tutje, thuhet […]
![Kurti takon Kryetaren e Foçës në provincën e Izmirit, folën për kontributin e mërgatës shqiptare](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/659005-kurti-takon-kryetaren-e-foces-ne-provincen-e-izmirit-folen-per-kontributin-e-mergates-shqiptare.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit sot edhe nga Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fiçi, e cila është me prejardhje shqiptare.
Në komunikatën për media thuhet se Kurti e falënderoi atë për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit tonë.
Tutje, thuhet se së bashku diskutuan mbi kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Ndryshe, Saniye Bora Fiçi është kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës.