Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë

Edhe në tregues tjetër, atë të të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Maqedonia renditet e parafundit fundit me 49% të mesatares The post Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë

Edhe në tregues tjetër, atë të të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Maqedonia renditet e parafundit fundit me 49% të mesatares evropiane. Shqipëria renditet e fundit, me 41% të mesatares europiane, ne të njëjtat nivele me Bosnjë Hercegovinën. Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 63%, e ndjekur nga Serbia me 53%

Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo dhe numri në rritje i turistëve nuk duket që të jenë përmirësuar mirëqenien e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat e fundit të EUROSTAT-it bëjnë të ditur se në vitin 2023, Maqedonia e Veriut u rendit ndër vendet e fundit në Europë sa i përket Prodhimit të Brendshëm për Frymë, me 42% të mesatares evropiane. Vendi ia ka kaluar dhe Bosnjë Hercegovina, që sipas të dhënave të mëparshme, ishte në të njëjtin nivel me Maqedoninë. Të ardhurat e Bosnjës ishin sa 35% e mesatares europiane, të Shqipërisë sa 43% e BE-së, Serbia e kishte këtë tregues 44%, ndërsa nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50%. Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme, shkruan gazeta KOHA.

Edhe në tregues tjetër, atë të të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Maqedonia renditet e parafundit fundit me 49% të mesatares evropiane. Shqipëria renditet e fundit, me 41% të mesatares europiane, ne të njëjtat nivele me Bosnjë Hercegovinën. Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 63%, e ndjekur nga Serbia me 53%.

Sipas shpjegimit të EUROSTAT-it, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme. Gjatë vitit 2023, ekonomia e Maqedonisë së Veriut u rrit me 3.85%, por rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan përkatësisht me 10.7% dhe 11.2%. Duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve, që vijojnë të mbeten ndër më të varfrit e Europës.

Sipas EUROSTAT-it, produkti i brendshëm bruto (PBB) i Bashkimit Europian në vitin 2021 përfaqësonte 15.2% të PBB-së botërore kur shprehet në standardet e fuqisë blerëse (PPS). Ekonomia më e madhe në botë në vitin 2021 ishte Kina me rreth 18.9% të PBB-së botërore.

Shtetet e Bashkuara ishin të dytat më të mëdha, me 15.5% të PBB-së. BE-ja ishte në vendin e tretë, me 15.2%. Në mesin e 20 vendeve në botë me një pjesë më të madhe se 1% të PBB-së botërore të shprehur në PPS, ishin 5 vende të BE-së: Gjermania (3.4%), Franca (2.4%), Italia (1.9%), Spanja (1.4%) dhe Polonia (1.0%). Të gjitha së bashku kontribuuan me rreth 10.1% në PBB-në botërore. Duke parë PBB-në për frymë për 20 ekonomitë më të mëdha të botës në vitin 2021, vetëm 6 vende ishin mbi mesataren e BE-së: Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Australia, Kanadaja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërsa ekonomia kineze ishte më e madhja për sa i përket PBB-së në PPS, PBB për frymë ishte vetëm 39% e mesatares së BE-së. Kishte një ndryshim 9-fish midis GDP-së më të lartë dhe më të ulët për frymë midis 20 ekonomive më të mëdha të botës (Shtetet e Bashkuara me 137% të mesatares së BE-së krahasuar me Indinë me 15% të mesatares së BE-së). (koha.mk)

The post Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .