Mediumi serb: Si zemëruan të gjithë rajonin këngëtaret shqiptare Bebe Rexha, Dua Lipa e Rita Ora

Media serbe “Nova”, e cila kryesisht nuk ndjek qëndrimin e shtetit të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës, ka shkruar një artikull në lidhje me këngëtaret e famshme botërore e të cilat kanë prejardhje shqiptare – Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Por, kësaj radhe ka zgjedhur të mos shkruar për suksesin e […] The post Mediumi serb: Si zemëruan të gjithë rajonin këngëtaret shqiptare Bebe Rexha, Dua Lipa e Rita Ora appeared first on InfoShqip.com.

Mediumi serb: Si zemëruan të gjithë rajonin këngëtaret shqiptare Bebe Rexha, Dua Lipa e Rita Ora

Media serbe “Nova”, e cila kryesisht nuk ndjek qëndrimin e shtetit të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës, ka shkruar një artikull në lidhje me këngëtaret e famshme botërore e të cilat kanë prejardhje shqiptare – Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Por, kësaj radhe ka zgjedhur të mos shkruar për suksesin e tyre, mirëpo për komentet e tyre të cilat kanë ngjallur reagime të shumta, sidomos në “botën” serbe.

Më poshtë, ju sjellim të plotë artikullin (me pak ndërhyrje):

Nga shqiponja dykrenare te përvetësimi i ajvarit: Si zemëruan të gjithë rajonin këngëtaret me origjinë shqiptare

Këngëtare të shumta me origjinë shqiptare ishin shënjestër e reagimeve negative për shkak të komenteve të tyre.

Bebe Rexha është e fundit në këtë seri. Në një postim të ri në Instagram, ajo ka treguar se pas 12 vitesh ka vizituar vendlindjen e babait të saj, Dibër në Maqedoni të Veriut.

“Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita në varrin e gjyshit tim ishte veçanërisht e rëndësishme sepse nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij sepse isha në turne”, tha ajo.

“Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, për mua është e gjitha Shqipëria ime”, ka shkruar ajo në komente.

Shumë ndjekës e kritikuan atë për komentin në fjalë.

“Provokim total ose mungesë edukimi”, “Qyteti quhet ‘Debar’, jo Dibër”, “Na falni vëllezër maqedonas, tash e shihni si e kemi ne”, “Ka aq shumë libra për historinë dhe gjeografinë që mund të lexoni”, janë vetëm disa nga komentet.

Kjo nuk është hera e parë që Bebe Rexha ndeshet me komente negative. Në vitin 2020, vetëm pak muaj pasi kolegia e saj Dua Lipa (me origjinë nga Kosova) foli për ajvarin e Leskocit si “ushqim kombëtar shqiptar” dhe “specialitet nga Shqipëria”, edhe Rexha e “përvetësoi” këtë ushqim.

The post Mediumi serb: Si zemëruan të gjithë rajonin këngëtaret shqiptare Bebe Rexha, Dua Lipa e Rita Ora appeared first on InfoShqip.com.