Nagavci: Nis projekti i ndërtimit të Qendrës së Kompetencës në Podujevë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës së Kompetencës në Podujevë. Ministrja Nagavci, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja për realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës së […]
![Nagavci: Nis projekti i ndërtimit të Qendrës së Kompetencës në Podujevë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657557-nagavci-nis-projekti-i-ndertimit-te-qendres-se-kompetences-ne-podujeve.jpg)
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës së Kompetencës në Podujevë.
Ministrja Nagavci, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja për realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës së Kompetencës në Podujevë, e cila kap shumën e 2,200,000.00 eurove, e cila do të jetë moderne e do t’i plotësojë kërkesat për një mësimdhënie e mësimnxënie cilësore.
“Arsimi dhe aftësimi profesional është një nga prioritetet kryesore të qeverisë sonë, duke qenë se ky segment i arsimit ofron zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe ndikon në rritjen e punësimit për të rinjtë tanë. Kam kënaqësinë të ju njoftoj se bashkë me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi kemi nënshkruar sot Marrëveshje për realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës së Kompetencës në Podujevë. Ky objekt në vlerë prej 2,200,000.00 euro do të jetë modern e do t’i plotësojë kërkesat për një mësimdhënie e mësimnxënie cilësore”, ka shkruar Nagavci.