“Gjiganti i letërsisë shqipe”, mediat e huaja për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë: Një dritë e ndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë

Ismail Kadare ndërroi jetë mëngjesin e së hënës në moshën 88 vjeçare. Kadare ishte shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar disa herë për çmimin Nobel. Lajmi për vdekjen e [...]Read More...

“Gjiganti i letërsisë shqipe”, mediat e huaja për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë: Një dritë e ndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë

Ismail Kadare ndërroi jetë mëngjesin e së hënës në moshën 88 vjeçare. Kadare ishte shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar disa herë për çmimin Nobel.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur jo vetëm opinionin shqiptar. Por të shumtë kanë qenë dhe mediat e huaja, të cilat kanë shkruar për vdekjen e shkrimtarit shqiptar, nga The Guardian, te Ansa dhe media greke Protothema.

Prestigjozja franceze “Le Monde” e ka krahasuar kolosin shqiptare me George Orwell ose Franz Kafka, i cili përdori metaforën dhe ironinë për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Enver Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985.

Vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dha atij titullin Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit. Franca e kishte bërë më parë edhe bashkëpunëtor të huaj të Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike, si dhe Komandant të Legjionit të Nderit.

“Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare romancieri shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare”, ky ishte titulli i Associated Press, duke i kushtuar një artikull shkrimtarit shqiptar, i cili u bë i njohur falë veprave të tij.

“Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare, gjiganti i letërsisë shqipe”, kështu nis shkrimin “The Guardian”.

Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar që eksploroi historinë dhe kulturën e Ballkanit në poezi dhe letërsi artistike për më shumë se 60 vjet, ka vdekur në moshën 88-vjeçare, shkruan prestigjozja britanike.

Ismail Kadare: Një dritë e ndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë, është ky titulli i “France 24”.

Romancieri Ismail Kadare -i cili vdiq në moshën 88 vjeçare  përdori stilolapsin e tij si një armë vjedhurazi për t’i mbijetuar diktatorit komunist paranojak të Shqipërisë Enver Hoxha”, thuhet në artikull.

Për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare kanë shkruar edhe mediat fqinjë greke dhe italiane.

Protothema dhe Ansa i kanë kushtuar një lajm vdekjes së kolosit shqiptar.

/abcnews.al