Po mbahen homazhet në nderim të Kadaresë, pamje nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare. Një ceremoni shtetërore në nder të shkrimtarit do t’i pasojë homazhet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ndërsa në orën 12:30 kortezhi niset për […]

Po mbahen homazhet në nderim të Kadaresë, pamje nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Një ceremoni shtetërore në nder të shkrimtarit do t’i pasojë homazhet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Ndërsa në orën 12:30 kortezhi niset për në varrezat e Tufinës në Tiranë.

Në 13:00, çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të Kadaresë.