Bie nota mesatare në provimin e maturës shtetërore

3.25 është nota mesatare të cilën maturantët e arritën në dy provimet e maturës shtetërore të realizuar në muajin qershor. Krahasuar me vitin paraprak nota mesatare është më e ulët, The post Bie nota mesatare në provimin e maturës shtetërore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bie nota mesatare në provimin e maturës shtetërore

3.25 është nota mesatare të cilën maturantët e arritën në dy provimet e maturës shtetërore të realizuar në muajin qershor. Krahasuar me vitin paraprak nota mesatare është më e ulët, shkruan Alsat.

Nga Qendra Shtetërore e Provimeve thanë se kjo është rezultat i masave të rrepta që kësaj radhe u ndërmorën për realizimin e maturës shtetërore ndër të cilat edhe ndryshimi i hapësirave të realizimit të maturës shtetërore, nga klasa në korridore ose salla sportive të shkollave.

Gjithashtu, nga Qendra e Provimeve thanë se gjithsej 268 nxënësve u është shqiptuar masa anulim i testit të maturës shtetërore.

“Ajo që është e rëndësishme ta themi, nota nga gjuha amtare dhe gjuha angleze vlerësojmë se këtë vit është shumë më reale krahasuar me vitet paraprake. Këto 268 teste të anuluara, këto 268 nxënës do të jenë një mesazh i mirë për gjeneratat e ardhshme se nuk duhet të përdoret kopjimi si metodë për të fituar notë më të lartë sepse nuk i sjell dobi askujt. Pjesa më e madhe e testatorëve e kryen me sukses punën e tyre por nuk mund të themi se është 100 për qind”, tha Biljana Mihajllovska, drejtore e QSHP.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska paralajmëroi ndryshime dhe përforcim të kontrolleve gjatë provimit të maturës shtetërore. Gjithashtu tha se janë planifikuar ndryshime në rregullat për dhënien e provimit të maturës shtetërore, me qëllim rritjen e përgjegjësive të personave të përfshirë në proces.

“Sa më shpejt që mundemi do të fillojmë bisedimet me universitetet në vend të na sigurojnë hapësira më të mëdha, pra amfiteatro, në mënyrë që në to të mbahet matura, të pajisura me bllokues që fëmijët të mos përdorin pajisjet e komunikimit, ose më saktë telefonat”, u shpreh Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Në gjuhën amtare, nota mesatare është 3,37, në anglisht 3,06, në frëngjisht 4,47, në gjermanisht 4,32 dhe në matematikë 3,71. Në provimet e maturës shtetërore më 1dhe 8 qershor morën pjesë mbi 14.800 maturantë. Maturantët që dështuan në afatin e parë mund t’i nënshtrohen sërish provimit në muajin gusht./ Alsat.mk

The post Bie nota mesatare në provimin e maturës shtetërore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .