Qeveria e re “peshon” mbi 3.6 milionë euro: Taravari është milioneri i vetëm, kryeministri Mickoski ka deklaruar orë të shtrenjta (Infografik)

Kryeministri Hristijan Mickoski e mat kohën me një orë me vlerë prej mbi 38 mijë euro. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari është milioneri i vetëm në Qeveri. Ministri më i ri në moshë, ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski në TOP 3 anëtarët më të pasur të Qeverisë Zëvendëskryeministri Ivan Stoillkoviq dhe ministri i ekonomisë […]

Qeveria e re “peshon” mbi 3.6 milionë euro: Taravari është milioneri i vetëm, kryeministri Mickoski ka deklaruar orë të shtrenjta (Infografik)

Kryeministri Hristijan Mickoski e mat kohën me një orë me vlerë prej mbi 38 mijë euro. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari është milioneri i vetëm në Qeveri. Ministri më i ri në moshë, ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski në TOP 3 anëtarët më të pasur të Qeverisë Zëvendëskryeministri Ivan Stoillkoviq dhe ministri i ekonomisë Besar Durmishi kanë deklaruar pasurinë e tyre pa e shënuar vlerën e saj. Qeveria e re përbëhet nga 24 anëtarë, për të cilët të dhëna nga fletët anketuese kemi për 14 ministra, transmeton Portalb.mk nga Qendra për gazetari hulumtuese “SKUP – Maqedoni” të cilët kanë analizuar të dhënat nga fletët anketuese të kryeministrit dhe ministrave në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski ka gjithsej 24 anëtarë dhe 20 pozita ministrore. Krahas kryeministrit ka edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve me resor. Mickoski ka pesë zëvendës, pra zëvendëskryeministra, ndërsa njëri prej tyre është zëvendëskryeministër i parë. Në kabinetin qeveritar 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, gjashtë nga koalicioni “VLEN“, dhe dy nga Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë.

Kryeministri Hristijan Mickoski është gjysmë milioner, ai ka deklaruar orë të shtrenjta, makinë nuk ka

Kryetari i Qeverisë dhe kryeministër, Hristijan Mickoski  ka deklaruar deklaruar pasuri në vlerë prej 506.036 euro. Mickoski në emër të tij ka deklaruar një shtëpi prej 343 m2 në Vllae, nga viti 2014, të cilën e ka blerë me kontratë shitblerjeje në vlerë prej 437.263 mijë euro. Ai ka deklaruar edhe një depozitë kursimi në valutë, pa e shënuar vlerën dhe mënyrën e fitimit të parave. Si borxh ka deklaruar një kredi konsumatore në vlerë prej 6.610 euro. Si pasuri të tjera ka deklaruar një orë dore të blerë në vitin 2015 me vlerë prej 13.399 euro dhe një orë dore të blerë në vitin 2016 me vlerë prej 38.767 euro si dhe piktura artistike me vlerë prej 9.995 euro. Për Mickoskin karakteristike është se në fletën anketuese nuk e ka deklaruar pasurinë e familjes të tij, ndërsa është interesant edhe fakti se ai nuk ka as makinë.

Për Hristijan Mickoskin karakteristike është se  në të kaluarën nëpërmjet të kompanive të ndryshme ka figuruar si pronar i hidrocentraleve të vegjël, për të cilat më pas ka deklaruar se e ka shitur pjesën e tij në ato kompani.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ngriti edhe procedurë për atë se si Mickoski ka qenë këshilltar për energjetikë i Gruevskit  dhe në të njëjtën kohë edhe drejtor i ELEM-it.

Ministri i shëndetësisë Taravari është milioneri i vetëm – Tripunovski si ministër i bujqësisë ka deklaruar pasurinë më të vogël nga të gjithë anëtarët e Qeverisë

Më i pasuri ndër anëtarët e Qeverisë është kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ish ministër dhe ministër i ri i shëndetësisë, Arben Taravari. Ai në fletën e tij anketuese ka deklaruar pasuri në vlerë prej 1.216.703 euro. Pasuri më të vogël prej të gjithë ministrave ka deklaruar i pari i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, fleta anketuese e të cilit “peshon” 65.040 euro.

Qeveria e re ka ministra të pasur – në TOP 3 më të pasurit është edhe ministri më i ri Andonovski

Pas ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari, i cili është milioneri i vetëm në Qeverinë e re, dhe kryeministrit Hristijan Mickoski si gjysmë milioner, pasuri më të madhe ka deklaruar edhe ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski. Si këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit, ai ka deklaruar pasuri në vlerë prej 346.592 euro, që e vendos atë në TOP 3 të listës së anëtarëve më të pasur të Qeverisë së re.

Pas Andonovskit vjen ministri i ri për çështje evropiane nga koalicioni “VLEN”, Orhan Murtezani, i cili ka deklaruar pasuri në vlerë prej 266.500 euro. Pasuria e ministrit pa resor përgjegjës për zbatimin e dekadës rome, Shaban Saliu, ka vlerë prej 244.640 euro, ndërsa pas tij vjen ministri i ri i mbrojtjes, Vllado Misajllovski, me një pasuri e cila “peshon” 224.390 euro.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit dhe lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, ka deklaruar pasuri në vlerë prej 209.949 euro. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i ekologjisë, “i zjarrti” Izet Mexhiti, ka deklaruar pasuri në vlerë prej 194.293 euro, pas tij vjen zëvendëskryeministri për sistemin politik dhe ministri pa resor, socialisti më i vjetër Ljupço Dimovski me pasuri në vlerë prej 184.119 euro. Fatmir Limani, ministër i politikës sociale, demografisë dhe rinisë, ka deklaruar pasuri në vlerë prej 85.853 euro dhe ministri i punëve të jashtme dhe i tregtisë, Timço Mucunski, ka deklaruar pasuri në vlerë prej 143.748 euro.

Zëvendëskryeministri Stoillkoviq dhe ministri i ekonomisë Durmishi kanë deklaruar pasurinë pa e shënuar vlerën e saj

Zëvendëskryeministri dhe ministri i marrëdhënieve me komunitetet, Ivan Stoilkoviq ka deklaruar pasurinë e tij, por pa e deklaruar vlerën e saj. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe ministri i ri i ekonomisë, Besar Durmishi, i cili ashtu si Stoillkoviqi nuk ka shënuar vlerë për asnjë nga pasuritë që i ka deklaruar në fletën anketuese.

Në hulumtimin tonë të sotëm ne përfshimë gjithsej katërmbëdhjetë anëtarë të përbërjes 24 anëtarëshe të Qeverisë së re, të cilët kanë dorëzuar fletë anketuese për pozita të ndryshme. Qeveria e re peshon 3.687.863 euro.

Në hulumtimin tonë nuk janë përfshirë ministri i punëve të brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i drejtësisë, Igor Fillkov, ministrja e financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, ministrja e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, ministrja e arsimit dhe shkencës. Vesna Janevska, ministri i vetëqeverisjes lokale, Zllatko Perinski, ministri i kulturës dhe turizmit, Zoran Ljutkov, ministri i administratës publike, Goran Minçev, Ministri i sportit, Borko Ristovski, si dhe ministri pa resor, Arben Fetai.

Këta ministra nuk gjenden ende në regjistrin online të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), nga ku i kemi shkarkuar të dhënat e përdorura në hulumtimin për vlerën e pasurisë së anëtarëve të Qeverisë së re.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk LEXO: Zona e gjashtë peshon mbi 5 milionë euro, milioneri Thaçi vlen sa i gjithë “VLEN”-i (Infografik) LEXO: Jahoski vlen më shumë se 2.2 milionë euro, deputetët e njësisë zgjedhore 5 kanë deklaruar pasuri prej mbi 6 milionë euro (Infografik) LEXO: Deputetët në njësinë e dytë zgjedhore peshojnë mbi 2 milionë euro, Bytyqi më i pasuri, Gashi ka paraqitur pronë më të vogël (Infografik) LEXO: Pasuria e deputetëve nga njësia zgjedhore 1, secili prej tyre ka mesatarisht 250 mijë euro (Infografik)