Gërvalla pret në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, përcjell albinfo.ch. Gërvalla e falënderoi ambasadoren për rolin e saj si ambasadore në Kosovë, “për mbështetjen e dhënë gjatë proceseve jo të lehta për sigurinë në Kosovë dhe rajon” si dhe […] The post Gërvalla pret në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës appeared first on Albinfo.

Gërvalla pret në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, përcjell albinfo.ch.

Gërvalla e falënderoi ambasadoren për rolin e saj si ambasadore në Kosovë, “për mbështetjen e dhënë gjatë proceseve jo të lehta për sigurinë në Kosovë dhe rajon” si dhe i uroi suksese të mëtutjeshme në misionin e ri”.

“Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla dhe ambasadorja Lobbezoo biseduan edhe rreth progresit të arritur viteve të fundit nga Republika e Kosovës në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, si dhe në politikën e jashtme, proceset integruese si dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me shtete të ndryshme.

Ministrja Gërvalla vlerësoi lart kontributin e ambasadores në fuqizimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, si dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

 

 

The post Gërvalla pret në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës appeared first on Albinfo.