Sunak i dorëzon dorëheqjen Mbretit Karl III, pritet emërimi i Keir Starmer

Menjëherë pas deklaratës së tij përpara popullit britanik, ku Rishi Sunak njoftoi dorëheqjen si lider i partisë konservatore, u nis për në pallatin mbretëror. Ai u takua me mbretin Karl, duke i dorëzuar dorëheqjen për t’i lënë rrugën e lirë emërimit të kryeministrit të ri, Keir Starmer. Sipas fotove tashmë të publikuara në rrjet, Rishi [...]Read More...

Sunak i dorëzon dorëheqjen Mbretit Karl III, pritet emërimi i Keir Starmer

Menjëherë pas deklaratës së tij përpara popullit britanik, ku Rishi Sunak njoftoi dorëheqjen si lider i partisë konservatore, u nis për në pallatin mbretëror. Ai u takua me mbretin Karl, duke i dorëzuar dorëheqjen për t’i lënë rrugën e lirë emërimit të kryeministrit të ri, Keir Starmer.

Sipas fotove tashmë të publikuara në rrjet, Rishi Sunak dhe gruaja e tij Akshata Murty janë larguar tashmë nga Buckingham Palace.

Pallati gjithashtu konfirmoi se dorëheqja e Sunak është pranuar nga Mbreti.

“Deputeti i nderuar Rishi Sunak pati një takim me Mbretin këtë mëngjes dhe dha dorëheqjen e tij si kryeministër,gjë që madhështia e tij e pranoi me dashamirësi”, thuhet në një deklaratë të Pallatit mbretëror.

/abcnews.al