Gjendet e vdekur e moshuara nga Dobërçani i Gjilanit që u raportua e zhdukur dje

Gruaja e moshuar nga fshati Dobërçan i Gjilanit, Fatime Maliqi, e cila u raportua e zhdukur nga familja e saj, është gjetur e vdekur. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj për Sinjalin. Nipi i saj, i cili edhe kërkoi ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj, bëri të ditur se e kanë gjetur të […]

Gjendet e vdekur e moshuara nga Dobërçani i Gjilanit që u raportua e zhdukur dje

Gruaja e moshuar nga fshati Dobërçan i Gjilanit, Fatime Maliqi, e cila u raportua e zhdukur nga familja e saj, është gjetur e vdekur.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj për Sinjalin. Nipi i saj, i cili edhe kërkoi ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj, bëri të ditur se e kanë gjetur të vdekur në fshat.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa për rastin tashmë është njoftuar edhe Policia.

Kujtojmë se e moshuara kishte dalë nga shtëpia më 4 korrik, pas mesnatës dhe deri sot nuk dihej asgjë për fatin e saj.