Taravari emëroi drejtorë të rinj të klinikave, asnjë shqiptar në mesin e tyre

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari emëroi 12 u.d drejtorë t rinj mjekësorë. Ajo që bie në sy është fakti se në mesin e tyre nuk figuron asnjë shqiptar, transmeton Portalb.mk. Kuadri i ri në institucionet shëndetësore publike është si më poshtë: Klinika Universitare për vesh, hundë dhe fyt – Igor Kamshikoski Klinika Universitare për Dermatologji – […]

Taravari emëroi drejtorë të rinj të klinikave, asnjë shqiptar në mesin e tyre

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari emëroi 12 u.d drejtorë t rinj mjekësorë. Ajo që bie në sy është fakti se në mesin e tyre nuk figuron asnjë shqiptar, transmeton Portalb.mk.

Kuadri i ri në institucionet shëndetësore publike është si më poshtë:

Klinika Universitare për vesh, hundë dhe fyt – Igor Kamshikoski
Klinika Universitare për Dermatologji – Katerina Damevska
Instituti Universitar i Radiologjisë –  Sonja Nikolova
Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Irena Aleksioska-Papastiev
Klinika Universitare për Endokrinologji, Diabet dhe Çrregullime Metabolike – Taner Hasan
Klinika Universitare për Psikiatri –Slavica Arsova-Haxhiangelkovska
Klinika Universitare për Gastroenterohepatologji – Meri Trajkovska
Klinika Universitare për Nefrologji – Nikolla Gjorgievski
Klinika Universitare për Reumatologji – Emilia Sandevska
Klinika Universitare për Mjekësi Fizike dhe Rehabilitim – Zlate Mehmedoviq
Klinika Universitare për Sëmundjet Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” – Nebojsha Nastov
Spitali i Përgjithshëm “Dr.Ferid Murad” Gostivar – Argjent Muça.

Lidhur me këto emërime, ku nuk figuron asnjë shqiptar, ka reaguar opozita shqiptare. Ilire Dauti nga ASh krahu o Taravarit, e cila në profilin e saj në Facebook shkruan se çdo ditë e më shumë po dëshmohet se përse Aleanca duhej të mbetet me Shqiptarët.

“Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot emëroi 11 ud drejtorë në klinika dhe institute universitare. Prej tyre 10 janë maqedonas, 1 turk dhe asnjë shqiptar. Vasaliteti s’vlen, ai ka çmim të shtrejnt!”, shkruan Dauti.

Nga ana tjetër, përfaqësues të pushtetit lavdërohen me këto emërime, duke i bashkëngjitur postimeve edhe flamurin shqiptar, pavarësisht se nuk ka asnjë emër shqip.

Në seancën e fundit të qeverisë, qeveria mori vendim për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht ekzistimin e dy pozitave drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet.

“Në këtë mënyrë do të shmanget dualizmi dhe përgjegjësia do të vendoset saktësisht në menaxhimin e institucioneve”, sqarojnë nga Qeveria.

LEXO: Qeveria e RMV-së hoqi funksionin “drejtorë ekonomikë” të spitaleve