Samiti i NATO-s, mbahet mëngjesi i punës me përfaqësuesit e vendeve anëtare

Nga 9 deri më 11 korrik do të bahet Samiti i NATO-s. Me këtë rast, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski sot do të merr pjesë në mëngjesin e punës që organizohet para samitit. Në fokus të takimit do të jetë 75-vjetori i Aleancës, i cili do të shënohet në Samitin e […]

Samiti i NATO-s, mbahet mëngjesi i punës me përfaqësuesit e vendeve anëtare

Nga 9 deri më 11 korrik do të bahet Samiti i NATO-s. Me këtë rast, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski sot do të merr pjesë në mëngjesin e punës që organizohet para samitit. Në fokus të takimit do të jetë 75-vjetori i Aleancës, i cili do të shënohet në Samitin e ardhshëm në Uashington, transmeton Portalb.mk.

Fjalimi i ministrit Mucunski do të jetë i hapur për media dhe do të pasohet nga një diskutim i mbyllur.

Në Samitin e NATO-s pritet formulimi në deklaratën përfundimtare në lidhje me gjasat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Ukraina nuk do të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s, pasi NATO-ja ka qenë e prerë se Ukraina nuk mund t’i bashkohet asaj derisa lufta është duke vazhduar.

NATO-ja do ti dhurojë armë dhe municione Ukrainës.

Përveç Këshillit NATO-Ukrainë në nivel liderësh, do të ketë edhe dy sesione të tjera pune në samit. I pari ka të bëjë me atë se sa e përgatitur është NATO-ja në rast se do të sulmohej.

Aleatët e NATO-s kanë rritur prodhimin e municioneve që nga viti 2022, nga rreth 100,000 predha artilerie para luftës në rreth dy milionë fishekë këtë vit dhe rreth tre milionë fishekë që priten në vitin 2025, sipas zyrtarëve.

LEXO: Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington