Orban mbërrin në Moskë: Dua të inkurajoj paqen

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka pranuar se nuk ka mandat nga BE që të merret me konfliktin në Ukrainë po shtoi se inkurajon paqen. Këtë deklaratë ai e bëri teksa ka mbërritur në Moskë, ku pritet që të takohet edhe me presidentin Vladimir Putin, vizitë që vjen pas asaj pak ditë më parë në Ukrainë. [...]Read More...

Orban mbërrin në Moskë: Dua të inkurajoj paqen

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka pranuar se nuk ka mandat nga BE që të merret me konfliktin në Ukrainë po shtoi se inkurajon paqen.

Këtë deklaratë ai e bëri teksa ka mbërritur në Moskë, ku pritet që të takohet edhe me presidentin Vladimir Putin, vizitë që vjen pas asaj pak ditë më parë në Ukrainë.

Më herët, shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se Orban nuk ka marrë “leje” nga Këshilli i BE-së për të vizituar Moskën.

“Vizita e kryeministrit Viktor Orban në Moskë zhvillohet ekskluzivisht në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Rusisë. Kryeministri Orban nuk ka marrë “leje” nga Këshilli i BE-së për të vizituar Moskën”, u shpreh ai./abcnews.al