Lufta në Ukrainë, 3 të vdekur dhe 18 të plagosur nga sulmet ruse në Dnipro

Tre persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet ruse në Dnipro të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga  guvernatori i rajonit, Serhii Lisak, i cili përmes një postimi në platformën Telegram shkruan se “3 persona janë vrarë dhe 18 janë plagosur pasi Rusia lëshoi ​​drone dhe raketa në qytet. [...]Read More...

Lufta në Ukrainë, 3 të vdekur dhe 18 të plagosur nga sulmet ruse në Dnipro

Tre persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet ruse në Dnipro të Ukrainës.

Lajmi është konfirmuar nga  guvernatori i rajonit, Serhii Lisak, i cili përmes një postimi në platformën Telegram shkruan se “3 persona janë vrarë dhe 18 janë plagosur pasi Rusia lëshoi ​​drone dhe raketa në qytet. Një vajzë 14-vjeçare është mes të lënduarve”.

Nga ana tjetër, Rusia pretendon se ka shkatërruar 10 dronë ajror ukrainas dhe dy dronë detarë të drejtuar për në territorin rus.

Ministria e Mbrojtjes tha se dronët e detit ishin drejtuar për në portin e Detit të Zi të Novorossiysk në Rusinë juglindore.

/abcnews.al