Sot ditë zie në Kosovë në nderim të Kadaresë

Sot është ditë zie në Kosovë, në nderim të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, që vdiq dy ditë më parë. Vendimi u mor të martën nga presidentja Vjosa Osmani. Gjatë ditës, me fillim nga ora 11:00 në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të mbahet mbledhje komemorative në respekt të […]

Sot ditë zie në Kosovë në nderim të Kadaresë

Sot është ditë zie në Kosovë, në nderim të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, që vdiq dy ditë më parë.

Vendimi u mor të martën nga presidentja Vjosa Osmani.

Gjatë ditës, me fillim nga ora 11:00 në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të mbahet mbledhje komemorative në respekt të jetës dhe veprës së Kadaresë.