Reagimet në Bruksel për vizitën e Orban te Putin, inkuadrohet edhe Dimal Basha-adreson kritika

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë në reagimet e shumta që janë bërë sot nga liderë evropianë për shkak të vizitës së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, në Rusi. Basha i ka reaguar shefes së Komisionit Evropian, Urusla von Der Leyen, e cila i ka thënë Orbanit se qasja e butë ndaj Rusisë s’e ndalë […]

Reagimet në Bruksel për vizitën e Orban te Putin, inkuadrohet edhe Dimal Basha-adreson kritika

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë në reagimet e shumta që janë bërë sot nga liderë evropianë për shkak të vizitës së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, në Rusi.

Basha i ka reaguar shefes së Komisionit Evropian, Urusla von Der Leyen, e cila i ka thënë Orbanit se qasja e butë ndaj Rusisë s’e ndalë Putinin.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se e njëjta mund të thuhet për Josep Borellin dhe emisarin Miroslav Lajcak, meqë sipas tij janë treguar të butë ndaj Serbisë. Basha thotë se BE-ja ka qëndruar e heshtur ndaj një qasjeje të tillë.

The same can be said about @JosepBorrellF & @MiroslavLajcak appeasing @avucic, but somehow the whole EU has been quiet about this, not to say on board with the ‘appeasment’ policy!

On the contrary, they have punished Kosove despite being the most pro-Ukraine & constructive! https://t.co/liiNU6KdPJ

— Dimal Basha (@dimalbasha) July 5, 2024