Në Maqedoninë e Veriut ka pasur mbi tre mijë vdekje më shumë sesa lindje

Numri i vdekjeve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 ka arritur në 20 187, ndërkohë numri i lindjeve në 16 737, transmeton Portalb.mk. “Numri i foshnjave të lindura të gjalla në zonat urbane në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 10 171 fëmijë ose 60.8 % nga numri i përgjithshëm i tyre, kundrejt 6 […]

Në Maqedoninë e Veriut ka pasur mbi tre mijë vdekje më shumë sesa lindje

Numri i vdekjeve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 ka arritur në 20 187, ndërkohë numri i lindjeve në 16 737, transmeton Portalb.mk.

“Numri i foshnjave të lindura të gjalla në zonat urbane në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 10 171 fëmijë ose 60.8 % nga numri i përgjithshëm i tyre, kundrejt 6 566 ose 39.2 % fëmijë të lindur nëpër zonat rurale. Pjesëmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve, ka Rajoni i Shkupit me 40.3 %, ndërsa më pak në Rajonin Lindor me 5.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në këtë periudhë janë regjistruar 12 724 vdekje në vende urbane, ashtu që 30.4 përqind e numrit të përgjithshëm të vdekjeve janë në rajonin e Shkupit.

“Shtimi natyror te popullsia është negative dhe arrin në -2553 persona ndërsa -897 persona në zonat rurale”, raportoi Enti, duke theksuar që 6986 e martesave janë në zonat urbane, ndërsa në zonat rurale ka pasur 5 686 martesa. Në zonat urbane ka pasur 17 vdekje të foshnjave, ndërsa në ato rurale 13.

LEXO: RMV, vitin e kaluar vdiqën 20.187 persona, shumica e vdekjeve ndodhën në janar LEXO: RMV, 14 vajza nën moshën 15 vjeçare u bënë nëna vitin e kaluar