Nimanbegu pas takimit me Osmanin: Populli e institucionet e Kosovës mbeten rruga e ngritjes intelektuale, kulturore e turistike

Kryetari i Ulqinit, Genc Nimanbegun gjatë ditës së sotme ka pritur në takim presidenten Vjosa Osmani Ambasadoren e Kosovës në Mal të Zi Shkelqësinë e saj Znj. Ariana Zherka Hoxha si dhe Shefën e Kabinetit të Presidentës Learta Hollaj. Kryetari Nimanbegu e falenderoj Znj. Osmani për vizitën e saj në qytetin e Ulqinit. “Për ne […]

Nimanbegu pas takimit me Osmanin: Populli e institucionet e Kosovës mbeten rruga e ngritjes intelektuale, kulturore e turistike

Kryetari i Ulqinit, Genc Nimanbegun gjatë ditës së sotme ka pritur në takim presidenten Vjosa Osmani Ambasadoren e Kosovës në Mal të Zi Shkelqësinë e saj Znj. Ariana Zherka Hoxha si dhe Shefën e Kabinetit të Presidentës Learta Hollaj.

Kryetari Nimanbegu e falenderoj Znj. Osmani për vizitën e saj në qytetin e Ulqinit.

“Për ne populli i Kosovës dhe institucionet e Kosovës kanë qene , janë dhe do mbeten rruga e ngritjes intelektuale , kulturore e turistike për të cilën ju jemi mirënjohes të përjetshëm.

Rruga jonë e përbashkët e dy shteteve tona Kosovë – Mali i Zi drejtë integrimeve evropiane, marrëdheniet e mira ndërshtetërore, thellimi i bashkëpunimit në nivele të ndryshme do jetë motoja  mbi të cilat do i ndërtoj politikat e institucionit që unë drejtoj”, ka thënë Nimanbegu.

Ndersa ka bërë të ditur se në këtë takim morën pjesë edhe Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi Fatmir Gjeka , Nënkryetari i Komunës Sabri Salaj dhe Drejtori i Organizatës Turistike Qazim Hoxhiq.