Përdhunoi vajzat e tij, është arrestuar një 36-vjeçar nga Prilepi

Dje në orën 17:15, zyrtarët policorë të SPB Prilep i kanë hequr lirinë A.R. (36) nga një fshat i Prilepit, transmeton Portalb.mk. Policia ka vepruar sipas kallëzimit paraprak nga një e mitur nga një fshat i Prilepit, e cila në prani të punëtores sociale dhe nënës së saj ka raportuar se në periudhën kohore nga […]

Përdhunoi vajzat e tij, është arrestuar një 36-vjeçar nga Prilepi

Dje në orën 17:15, zyrtarët policorë të SPB Prilep i kanë hequr lirinë A.R. (36) nga një fshat i Prilepit, transmeton Portalb.mk.

Policia ka vepruar sipas kallëzimit paraprak nga një e mitur nga një fshat i Prilepit, e cila në prani të punëtores sociale dhe nënës së saj ka raportuar se në periudhën kohore nga viti 2021 deri dje, babai i saj A.R. disa herë ka kryer marrëdhënie intime me të dhe motrën e saj.

MPB-ja ka njoftuar se është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.