VIP-at shqiptarë kujtojnë kështu Ismail Kadarenë

Ismail Kadare, një ndër shkrimtarët më të rëndësishme të letërsisë shqipe ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Lajmin e trishtë e konfirmoi edhe botuesi i tij, Bujar Hudhri, për Euronews. Shkrimtari shqiptar ka pësuar arrest-kardiorespirator gjatë qëndrimit në shtëpi. Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër, më 28 janar 1936 dhe është akademik, politikan dhe një […]

VIP-at shqiptarë kujtojnë kështu Ismail Kadarenë

Ismail Kadare, një ndër shkrimtarët më të rëndësishme të letërsisë shqipe ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Lajmin e trishtë e konfirmoi edhe botuesi i tij, Bujar Hudhri, për Euronews. Shkrimtari shqiptar ka pësuar arrest-kardiorespirator gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër, më 28 janar 1936 dhe është akademik, politikan dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohor të letërsisë shqipe. Ndonëse shquhet për prozën, sërish kontributi i tij është i madh edhe në poezi, dramë e përkthime. Poezia ishte një pasion i hershëm i tij, pasi ka krijuar vargje qysh prej rinisë dhe më pas, eksperimentoi me prozën, duke u bërë një prej prozatorëve më të njohur shqiptarë.Veprat e Kadaresë kanë një rëndësi të veçantë, pasi janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme dhe është autori që na ka prezantuar denjësisht në botë. Ai u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në vitin 1996; është nderuar me çmime ndërkombëtare, si dhe është nominuar disa herë për çmimin Nobel.

Personazhet shqiptarë kanë publikuar foto dhe shkrime kundrejt artistit të madh në ditën e humbjes të tij.