Platforma për Barazi Gjinore bën thirrje për t’i dhënë fund praktikës së trajtimit të gabuar të dhunës në familje

Paradoksale është që viktima e dhunës në familje, të shndërrohet në autore e dhunës në familje. Kështu kanë reaguar nga Platforma për Barazi Gjinore пas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Kratovë, e cila erdhi si pasojë e dhunës familjare dhe për të cilën Prokuroria Publike filloi hetimin ndaj 36 vjeçares që dyshohet se ke […]

Platforma për Barazi Gjinore bën thirrje për t’i dhënë fund praktikës së trajtimit të gabuar të dhunës në familje

Paradoksale është që viktima e dhunës në familje, të shndërrohet në autore e dhunës në familje. Kështu kanë reaguar nga Platforma për Barazi Gjinore пas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Kratovë, e cila erdhi si pasojë e dhunës familjare dhe për të cilën Prokuroria Publike filloi hetimin ndaj 36 vjeçares që dyshohet se ke kryer veprën penale vrasje, transmeton Portalb.mk.

“Platforma për Barazi Gjinore reagon ndaj vendimit të Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë për inicimin e procedurës ndaj 36 vjeçares V.I. nga Kratova, e cila është viktimë e dhunës në familje. Besojmë se në rastin konkret bëhet fjalë për vetëmbrojtje, dhe jo vepër e kryer “vrasje me paramendim”, siç pretendon në njoftimin e saj Prokuroria Publike. Është jashtëzakonisht paradoksale që viktima e dhunës në familje tash ndiqet nga Prokuroria Publike si autore e dhunës në familje”, thuhet në kumtesë.

Platforma për Barazi Gjinore më tej rikujton se veprimet e Prokurorisë Publike, janë të ngjashme me ato paraprake, siç ishte rasti i Pale Illovskës nga Velesi, e cila në vetëmbrojtje vrau dhunuesin, dhe Prokuroria e ka proceduar rastin si “vrasje në çast”. Lidhur me këto raste, nga Platforma për Barazi Gjinore shtojnë se do të kërkojnë kujdesin e duhur nga Gjykata.

Kujtojmë se me propozim të prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake të dyshuarës i ka caktuar paraburgim 30-ditor për autoren e dyshuar për vrasjen e dyfishtë.

LEXO: RMV, hetim për vrasjen e dyfishtë në Kratovë LEXO:Një grua në Kratovë vrau burrin dhe vjehrrin e saj