Po kërkohej nga policia, arrestohet kaçanikasi
Arrestohet një person në Kaçanik, kërkohej nga policia. Një person është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Kaçanik, pasi ishte në kërkim nga policia. Në njoftimin e policisë thuhet se personi në fjalë ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “arratisje” nga burgu, me […]
![Po kërkohej nga policia, arrestohet kaçanikasi](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2022/02/arrest.png)
Arrestohet një person në Kaçanik, kërkohej nga policia.
Një person është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Kaçanik, pasi ishte në kërkim nga policia.
Në njoftimin e policisë thuhet se personi në fjalë ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “arratisje” nga burgu, me dënim burgimi prej 60 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.