Presidenti Begaj shpallet “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit

Komuna e Deçanit përmes një seance solemne ka ndarë titullin “Qytetar Nderi” për presidentin shqiptar, Bajram Begajn. Përmes një postimi në Facebook, më parë komuna njoftoi se në mbledhjen e mbledhja e IIl-të të Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, është miratuar vendimi për shpalljen “Qytetar Nderi” të Begajt. “U mbajt mbledhja e IIl-të e Jashtëzakonshme […]

Presidenti Begaj shpallet “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit

Komuna e Deçanit përmes një seance solemne ka ndarë titullin “Qytetar Nderi” për presidentin shqiptar, Bajram Begajn.

Përmes një postimi në Facebook, më parë komuna njoftoi se në mbledhjen e mbledhja e IIl-të të Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, është miratuar vendimi për shpalljen “Qytetar Nderi” të Begajt.

“U mbajt mbledhja e IIl-të e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës. Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, Nënkryetari i Komunës, z. Sami Cacaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal”.

“Për rend dite ishte propozuar kjo pikë:  1. Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe marrja e Vendimit për shpalljen “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, ZHTZ. Bajram Begaj. U miratua Vendimi për shpalljen “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, ZHTZ. Bajram Begaj”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.