Presidentja Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo. Në takim, Presidentja Osmani falënderoi ambasadoren Lobbezoo për angazhimin e saj të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Holandës përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme. Presidentja theksoi se Holanda […] The post Presidentja Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës appeared first on Albinfo.

Presidentja Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Në takim, Presidentja Osmani falënderoi ambasadoren Lobbezoo për angazhimin e saj të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Holandës përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme. Presidentja theksoi se Holanda mbetet aleate e rëndësishme e Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së Holandës për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, duke u fokusuar në nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, gjë që është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve.

 

 

The post Presidentja Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës appeared first on Albinfo.