Zgjedhjet parlamentare në Francë| Macron bën thirrje për një “aleancë të gjerë”

Presidenti francez, Emanuel Macron u ka bërë thirrje votuesve që të mblidhen pas kandidatëve “republikanë dhe demokratë” në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet të dielën e ardhshme. Thirrja e tij vjen pasi sondazhet e kryera nga Ipsos, Ifop, OpinionWay dhe Elabe parashikuan që partia e Le Pen do të fitojë rreth […]

Zgjedhjet parlamentare në Francë| Macron bën thirrje për një “aleancë të gjerë”

Presidenti francez, Emanuel Macron u ka bërë thirrje votuesve që të mblidhen pas kandidatëve “republikanë dhe demokratë” në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet të dielën e ardhshme.

Thirrja e tij vjen pasi sondazhet e kryera nga Ipsos, Ifop, OpinionWay dhe Elabe parashikuan që partia e Le Pen do të fitojë rreth 34 për qind të votave.

Sipas sondazheve, Le Pen pritet të ketë shumicën në Parlament dhe pas rundit të dytë edhe shumicën absolute.

Sipas projeksioneve, aleanca e krahut të majtë e Frontit të Ri Popullor ka fituar 28.5-29.1 për qind të votave, ndërkaq e treta radhitet aleanca centriste e presidentit fracez, Emmanuel Macron me 20.5-21.5 për qind.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kishin rreth 49 milionë votues.

Vendimi i Macronit për të thirrur zgjedhje të parakohshme erdhi pasi Tubimi Kombëtar doli mirë në zgjedhjet Parlamentare që u mbajtën këtë muaj, duke habitur miqtë dhe armiqtë dhe nxitur paqartësi në ekonominë e dytë më të madhe të Evropës.