Rreziku i rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë? NATO me masa të reja për të mbrojtur Ukrainën

NATO do të vendosë një zyrtar të lartë politik në Kiev, me qëllim forcimin dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën. Gjithashtu pritet që javën e ardhshme të njoftohet në një Samit në Uashington, bëhet e ditur nëpërmjet një raporti të Wall Street Journal. Masat synojnë që t’i bashkohen Ukrainës në mënyrë indirekte në aleancë pa i [...]Read More...

Rreziku i rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë? NATO me masa të reja për të mbrojtur Ukrainën

NATO do të vendosë një zyrtar të lartë politik në Kiev, me qëllim forcimin dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën. Gjithashtu pritet që javën e ardhshme të njoftohet në një Samit në Uashington, bëhet e ditur nëpërmjet një raporti të Wall Street Journal.

Masat synojnë që t’i bashkohen Ukrainës në mënyrë indirekte në aleancë pa i ofruar anëtarësim të plotë.

Në të njëjtën kohë këto masa vijnë edhe në mes rritjes të së djathtës ekstreme në Evropë dhe rritjes së mundësisë që ish-presidenti Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe të zvogëlojë mbështetjen e SHBA për Ukrainën.

NATO po krijon gjithashtu një komandë të re në Wiesbaden, Gjermani, për të koordinuar dërgimin e pajisjeve ushtarake në Kiev dhe trajnimin e trupave ukrainase.

Operacioni, që do të quhet “Ndihma dhe Trajnimi i Sigurisë së NATO-s për Ukrainën”, do të ketë rreth 700 personel nga SHBA dhe aleatë të tjerë nga 32 vendet e Aleancës. Ajo do të marrë përsipër pjesën më të madhe të një misioni të udhëhequr nga ushtria amerikane që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Këto iniciativa janë diskutuar prej muajsh, por tani po shihen me më shumë urgjencë pas performancës së dobët të Presidentit Biden në debatin e së enjtes me Trump dhe ankesave të ish-presidentit për paratë që SHBA shpenzoi për Ukrainën.

/abcnews.al/