Problemi me repartin e fëmijëve në Ohër nuk ka zgjidhje

Jemi kah fundi me fuqitë, thonë mjekët nga reparti i fëmijëve në Strugë, të cilët çdo ditë ekzaminojnë 120 pacientë, shkruan Alsat. Shkak për këtë gjendje është moszgjidhja e problemit The post Problemi me repartin e fëmijëve në Ohër nuk ka zgjidhje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Problemi me repartin e fëmijëve në Ohër nuk ka zgjidhje

Jemi kah fundi me fuqitë, thonë mjekët nga reparti i fëmijëve në Strugë, të cilët çdo ditë ekzaminojnë 120 pacientë, shkruan Alsat.

Shkak për këtë gjendje është moszgjidhja e problemit me repartin e fëmijëve në Ohër, i cili prej tre vitesh punon si ambulancë e zakonshme.

Për shkak të kësaj, gjatë orëve të natës, gjatë festave dhe fundjavave kur pediatria në Ohër nuk funksionon, banorët e Ohrit udhëtojnë për në Strugë.

“Të them hapur, është shumë e vështirë. Jemi në fund me fuqitë. Katër qytete migrojnë këtu, Ohri, Struga, Resnja, Dibra plus turistët. Është e papërballueshme sidomos në turnet e natës. kemi nga 50 deri në 70 pacientë. Edhe ne habitemi se si mund t’ia dalim me këtë ritëm. Edhe ne edhe personeli mjekësor nuk mund t’i përdorim pushimet. Është vërtet shumë e vështirë dhe e padurueshme”, tha Vlatko Mickoski – shef i repartit për fëmijë në Strugë.

Edhe Struga përballet me rrezikun që të ketë të njëjtin fat si Ohri. Nga pesë pediatër, tre janë gati të dalin në pension.

“Unë duhet të shkoj në tetor, kolegu tjetër vitin tjetër, kështu që këtu do të mbeten edhe dy kolegë të tjerë”. Ky është problem që daton tashmë tre vite. Ky është viti i katërt. Askush nuk angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi, të paktën në muajt e verës, kur është e padurueshme. Vetë ministrat duhet të bëjnë transferim të paktën në periudhën verore të mjekëve pediatër nga qytetet e tjera. Mundet nga klinika ose nga Kozle në muajt e verës”, u shpreh Vlatko Mickoski – shef i repartit për fëmijë në Strugë.

Mickoski thotë se një nga zgjidhjet është bashkimi i reparteve për fëmijë në Ohër dhe Strugë në një.

Drejtori i spitalit Markoski pranon se problemi me repartin e fëmijëve në Ohër nuk ka përfunduar ende.

“Për momentin funksionon reparti i fëmijëve me tre mjekë pediatër. Përveç shefit të departamentit, i cili pas pak muajsh është gati të plotësojë kushtet për pension, në repart janë edhe dy mjekë të tjerë që punojnë në turnin e parë dhe të dytë. Me këtë lloj kapaciteti, është shumë e vështirë të mendosh për kujdestari. Aktualisht në spital janë të punësuar 5 mjekë të specializuar në pediatri”, theksoi Goran Markoski, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit.

Ndonëse deri më tani kanë ndryshuar disa ministra të Shëndetësisë, asnjëri prej tyre nuk e ka zgjidhur problemin, ndonëse secili ka ardhur me premtimin për zgjidhje./ Alsat.mk

The post Problemi me repartin e fëmijëve në Ohër nuk ka zgjidhje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .