Prokuroria merr aktvendim për fillim të hetimeve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj. “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal ndaj çështjes në fjalë. Prokurori i Shtetit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Xh. K. Kjo çështje penale […]
![Prokuroria merr aktvendim për fillim të hetimeve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/655087-prokuroria-merr-aktvendim-per-fillim-te-hetimeve-ndaj-profesorit-xhevat-krasniqi.jpg)
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal ndaj çështjes në fjalë. Prokurori i Shtetit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Xh. K. Kjo çështje penale është duke u trajtuar në pajtim me dispozitat ligjore të KPPRK-së”, tha Ulaj për Express
Xhevat Krasniqi është pezulluar nga puna më 23 prill pasi ishte denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual.
“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit”, thuhej në komunikatën e Rekoratit të UP’së.