RMV, janë publikuar listat me studentët e pranuar në konviktet studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli sot rezultatet e konkursit për pranimin e studentëve të regjistruar në studimet universitare në konviktet shtetërore dhe private për vitin akademik 2024/2025, transmeton Portalb.mk. Rezultatet vlejnë për studentët e viteve të dyta dhe të larta, ndërsa për studentët e vitit të, afati i aplikimit është nga data 10 […]

RMV, janë publikuar listat me studentët e pranuar në konviktet studentore
konvikti studentor "Goce Dellçev". Foto: Meta.mk

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli sot rezultatet e konkursit për pranimin e studentëve të regjistruar në studimet universitare në konviktet shtetërore dhe private për vitin akademik 2024/2025, transmeton Portalb.mk.

Rezultatet vlejnë për studentët e viteve të dyta dhe të larta, ndërsa për studentët e vitit të, afati i aplikimit është nga data 10 deri më 17 shtator.

Faqja e MASH ra ende para shpalljes së rezultateve ndërsa momentalisht po funksionon me vështirësi.

Vendosja e studentëve nëpër konvikte studentore nga viti i dytë e lartë fillon të martën dhe do të zgjasë për dhjetë ditët e ardhshme.

Studentët që nuk janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin kundërshtim direkt në konviktin ku kanë aplikuar, në periudhën 10-16 shtator.

Portalb.mk publikon listat e studentëve të pranuar në konviktet shtetërore dhe private, të marra nga uebfaqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Shkup

Shtip

Tetovë

Ohër

Manastir

Prilep