U kërcënua në aeroport vetëm pse foli shqip, Bebe Rexha poston duke qarë

Një tjetër skandal në aeroport ku e përfshirë është sërish një figurë e njohur shqiptare. Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i ka ndodhur një ngjarje e papritur në një nga fluturimet e kompanisë gjermane të fluturimit “Lufthansa”. Rexha është ndaluar nga agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i ka folur në gjuhën shqipe,…

U kërcënua në aeroport vetëm pse foli shqip, Bebe Rexha poston duke qarë

Një tjetër skandal në aeroport ku e përfshirë është sërish një figurë e njohur shqiptare.

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i ka ndodhur një ngjarje e papritur në një nga fluturimet e kompanisë gjermane të fluturimit “Lufthansa”.

Rexha është ndaluar nga agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i ka folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ai ishte shqiptar.

Artistja interpretuese e shumë hiteve publikoi një video në InstaStory para pak kohësh, ku shihej duke qarë me dënesë në aeroport.

“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.

Ajo më pas, bëri edhe një reagim me shkrim duke shpjeguar qartazi situatën dhe duke shprehur indinjatën e saj ndaj kompanisë së fluturimit.

Ajo tha se beson që ky është një akt i urrejtjes ndaj saj për shkak të përkatësisë etnike, shqiptare.

“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri apo nuk tha diçka. Ai nuk do të më jepte emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja me nam botëror në InstaStory./Lajmi.net