Ushtria amerikane kryen sulme ajrore kundër grupeve të armatosura të Irakut

Ushtria amerikane ka kryer sulm ajror kundër grupeve të armatosura në provincën Babil të Irakut. Një zyrtar amerikan i Mbrojtjes, në një deklaratë për AA tha se forcat amerikane shënjestruan luftëtarët që u përpoqën të sulmonin me mjete ajrore pa pilot në rajonin Musayyib, në provincën Babil. “Komanda Qendrore e SHBA-së vlerëson se mjetet ajrore [...]Read More...

Ushtria amerikane kryen sulme ajrore kundër grupeve të armatosura të Irakut

Ushtria amerikane ka kryer sulm ajror kundër grupeve të armatosura në provincën Babil të Irakut.

Një zyrtar amerikan i Mbrojtjes, në një deklaratë për AA tha se forcat amerikane shënjestruan luftëtarët që u përpoqën të sulmonin me mjete ajrore pa pilot në rajonin Musayyib, në provincën Babil.

“Komanda Qendrore e SHBA-së vlerëson se mjetet ajrore pa pilot në fjalë janë kërcënim për SHBA-në dhe forcat e koalicionit. Ky veprim nënvizon angazhimin e SHBA-së për sigurinë e personelit tonë”, tha zyrtari.

Në lajmet e mediave irakiane, pretendohet se selia e forcave të milicisë shiite Hashd al-Shaabi u sulmua nga ajri dhe se në rajon kishte të vdekur dhe të plagosur.