Visar Ymeri: Takimi Kurti-Vuçiq tregon se ende s’ka vdekur dialogu

Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit Albin kurti, tashmë analist politik, Visar Ymeri thotë se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit tregon që dialogu ende s’ka vdekur. Ymeri vlerëson se BE-ja po tregon se s’ka hequr dorë për zbutje të tensioneve mes dy vendeve. “Ky takim e përçon mesazhin se dialogu nuk ka vdekur, se BE nuk ka hequr […]

Visar Ymeri: Takimi Kurti-Vuçiq tregon se ende s’ka vdekur dialogu


Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit Albin kurti, tashmë analist politik, Visar Ymeri thotë se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit tregon që dialogu ende s’ka vdekur.

Ymeri vlerëson se BE-ja po tregon se s’ka hequr dorë për zbutje të tensioneve mes dy vendeve.

“Ky takim e përçon mesazhin se dialogu nuk ka vdekur, se BE nuk ka hequr dorë nga insistimi për zbatim të marrëveshjes dhe ndoshta ndonjë marrëveshjes anësore për sa i përket marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë si një gjest zbutjeje tensionesh mes dy vendeve”.

Analisti Ymeri nuk pret zbatim të marrëveshjes nga dy palët.

“Do të kishte befasi tejet pozitive nëse së paku kishim pasur një dakordim për hapat e zbatimit. Mirëpo nuk jemi ende aty. Nuk ka njëherë për njëherë mjedis për një zbatim të tillë duke e pasur parasysh sa shumë janë ngritur tensionet kohëve të fundit në mes dy qeverive”, përfundoi Ymeri për “Front Online”.

Takimi i ri Kurti-Vuçiq do të mbahet në kohën kur zyrtarëve evropianë iu skadon mandati, pasi ata kanë kaluar gati pesë vjet në procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Josep Borrell do të shërbejë si kreu i diplomacisë evropiane deri në vjeshtë. Javën e ardhshme do të bëhet e ditur se kush do të jetë pasardhësi i tij në këtë post. Ndërkaq, Mirosllav Lajçak është emëruar ambasador i BE-së në Zvicër, por ai do të veprojë si ndërmjetës në dialog derisa të gjendet një zëvendësues.