Aksident mes dy veturave në magjistralen Prizren-Suharekë, një i lënduar

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të tranzitit të ri në Prizren, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. “Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë rreth […]

Aksident mes dy veturave në magjistralen Prizren-Suharekë, një i lënduar

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të tranzitit të ri në Prizren, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë rreth orës 14:14, saktësisht në afërsi të tranzitit të ri në Prizren. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person”, tha Gashi.