Ambasadori amerikan në takim tek Kurti

Hovenier në takim tek Kurti. Albin Kurti Jeffrey Hovernier Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, i ka shkuar në zyrë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu. “Po, është takim i rregullt javor”, tha Kryeziu për Klankosova.tv Ende nuk dihet se […]

Ambasadori amerikan në takim tek Kurti

Hovenier në takim tek Kurti.

Albin Kurti Jeffrey Hovernier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, i ka shkuar në zyrë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.

“Po, është takim i rregullt javor”, tha Kryeziu për Klankosova.tv

Ende nuk dihet se cilat janë temat që po diskutohen aty.

Ky takim mes Kurtit dhe Hovenierit, ishte i pari pas masave që ShBA-të i vendosën ndaj Kosovës.

Diplomati amerikan duket se u zemërua me mospërfilljen e kërkesave nga ana e shefit të qeverisë kosovare, për shkak të situatës në veri.

Të marten ai njoftoi se Forca e Sigurisë u përjashtua nga “Defender 23”.

Derisa tha se zyrtarët e lartë të Kosovës nuk janë të mirëseardhur për t’i vizituar Shetet e Bashkuara.

Jeffrey Hovenier po ashtu theksoi se ShBA-të nuk do të angazhohen për të lobuar për njohjet e reja për Kosovën.