Arifi: Kosova mbeti e varur për energji elektrike duke mos ndërtuar kapacitetet e reja për të

Ish-shefi i Kabinetit të ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj, Avni Arifi, për FrontOnline ka folur lidhur me dëmshpërblimin që Qeveria e Kosovës, është detyruar të ia bëjë kompanisë ‘’Contour Global’’ në vlerë prej mbi 20 milionë euro. Arifi ka treguar arsyet e tërheqjes së kësaj kompanie nga Kosova. ‘’Arsyeja zyrtare kur është terheq Countur Global ka qenë: […]

Arifi: Kosova mbeti e varur për energji elektrike duke mos ndërtuar kapacitetet e reja për të
arifi:-kosova-mbeti-e-varur-per-energji-elektrike-duke-mos-ndertuar-kapacitetet-e-reja-per-te

arifi:-kosova-mbeti-e-varur-per-energji-elektrike-duke-mos-ndertuar-kapacitetet-e-reja-per-te


Ish-shefi i Kabinetit të ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj, Avni Arifi, për FrontOnline ka folur lidhur me dëmshpërblimin që Qeveria e Kosovës, është detyruar të ia bëjë kompanisë ‘’Contour Global’’ në vlerë prej mbi 20 milionë euro.

Arifi ka treguar arsyet e tërheqjes së kësaj kompanie nga Kosova.

‘’Arsyeja zyrtare kur është terheq Countur Global ka qenë: ndryshimet në Qeverinë e Kosovës dhe qëndrimet e pastërta të Qeverisë së re të Kurtit, kundër projektit na pamundësojnë neve me vazhduar me obligimet tona në këtë kontratë, ky është arsyetimi i tyre’’ thotë ai.

Arifi, thotë se Kosova po mbetët e varur sa i përket furnizimit me energji elektrike duke mos ndërtuar kapacitetet e reja për këtë.

‘’Pastaj Kuvendi i Kosovës ishte dashur të bënte edhe një ratifikim, që nuk e ka bërë dhe Kosova ka mbete viktimë dhe të mbetët e varur në rajon që të mos ndërtoj kapacitetet e reja’’ shprehet Arifi.

Sipas tij, Kosova përveç se ka vartësi totale nga energjia, ka edhe 1.3 miliard euro më pak.

‘’Kosova tashmë ka varësi totale nga energjia dhe kemi një investim prej 1.3 miliard euro më pak në Kosovë. Dëmet janë shumë të mëdha’’ thekson Arifi për FrontOnline.

Lidhur me dëmshpërblimin që Qeveria Kurti po ia bën ”Countur Global”, ka reaguar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili kishte nënshkruar kontratën me këtë kompani.

Haradinaj, ka thënë se Kurti me këtë veprim e ka lënë Kosovën pa 500 MW energji elektrike, pasi që sipas tij Kosova nga viti 2023 do të përfitonte 83 euro, derisa ka blerë energji deri në 600 euro.

”Albini çdo ditë po dëshmon se është edhe Kryeministër i dobët edhe njeri i poshtër. Me krenari dhe me lëvdata e ka pas shkelë kontratën me Contour Global (Ministrja e tij i ka dërgu letër dhe ia ka ndërprerë përkrahjen) e me faqe të zezë përgjegjësinë për dëmshpërblim po e heqë prej vetes. E pabesueshme ku ka mbërri logjika e politikës trushpërlarëse e Kurtit. Kurti e la Kosovën edhe pa 500 MW energji, ku që nga viti 2023 do t’i përfitonte Kosova me çmim prej 83€ e në ndërkohë ka blerë energji deri në 600€ e qytetarit të shkretë jo një por dy herë ia ka rritë çmimin e energjisë. Kjo është politika e mashtruesit Albin Kurti. E gjuan gurin, e vjedh popullin dhe në mënyrën më të poshtër e fsheh dorën.”, shkroi Haradinaj në Facebook./FrontOnline/