Kastrati pas dënimit të Pjetër Shalës: Nga shtatori sheshet t’i bëjmë zi nga protestat

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka deklaruar se në Kosovë duhet të ketë protesta masive. Këtë deklarim Kastrati e bëri pas dënimit të Pjetër Shalës me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale. Po ashtu, sipas tij, duhet të ketë edhe reagim institucional për ta mbrojtur UÇK-në. “Nga shtatori sheshet duhet t’i bëjmë ZI nga protestat, […]

Kastrati pas dënimit të Pjetër Shalës: Nga shtatori sheshet t’i bëjmë zi nga protestat
kastrati-pas-denimit-te-pjeter-shales:-nga-shtatori-sheshet-t’i-bejme-zi-nga-protestat

kastrati-pas-denimit-te-pjeter-shales:-nga-shtatori-sheshet-t’i-bejme-zi-nga-protestat

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka deklaruar se në Kosovë duhet të ketë protesta masive.

Këtë deklarim Kastrati e bëri pas dënimit të Pjetër Shalës me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Po ashtu, sipas tij, duhet të ketë edhe reagim institucional për ta mbrojtur UÇK-në.

“Nga shtatori sheshet duhet t’i bëjmë ZI nga protestat, kurse nga tash çdo gur duhet lëvizur në rrafshin institucional, politik e diplomatik në mbrojtje të historisë së lavdishme të UÇK-së”, tha ai.

Sipas tij, nëse nuk ka reagime, kjo do të kuptohet si aprovim i padrejtësisë.

“Përndryshe, mosreagimi jonë do të kuptohet si aprovim për ata që po duan ta ndërtojnë një të vërtetë të re historike ku UÇK-ja paraqitet si ndërrmarrje kriminale, ndërsa nuk flitet për 13.000 shqiptarë të vrarë e 20.000 shqiptare të dhunuara nga Serbia!”, u shpreh ai.

Nëse Gjykata Speciale vazhdon me dënime të larta, sipas Kastratit ka gjasa të kalohen edhe statistikat e gjykatave jugosllave e serbe që i dënuan mijëra shqiptarë.

“Me këtë ritëm dhe me këto dënime drakonike kjo gjykatë ka gjasa t’i kalojë edhe statistikat e gjykatave jugosllave e serbe që dënuan mijëra shqiptarë nëpër dekada!”, u shpreh ai.

“Përjetësisht me UÇK-në!”, përfundoi Kastrati.