Asnjë aplikacion për koalicione në KQZ për zgjedhjet e 9 shkurtit

Ndonëse 30 gusht është afati i fundit për aplikim për subjektet politike që dëshirojnë të garojnë si koalicione në zgjedhjet e 9 shkurtit, por deri më sot asnjë aplikacion nuk është dorëzuar në Komisionin Qendrore të Zgjedhjeve (KQZ), raporton Front Online. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tregon se në  momentin që koalicioni formohet, asnjë parti […]

Asnjë aplikacion për koalicione në KQZ për zgjedhjet e 9 shkurtit
asnje-aplikacion-per-koalicione-ne-kqz-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit

asnje-aplikacion-per-koalicione-ne-kqz-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit

Ndonëse 30 gusht është afati i fundit për aplikim për subjektet politike që dëshirojnë të garojnë si koalicione në zgjedhjet e 9 shkurtit, por deri më sot asnjë aplikacion nuk është dorëzuar në Komisionin Qendrore të Zgjedhjeve (KQZ), raporton Front Online.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tregon se në  momentin që koalicioni formohet, asnjë parti nuk mund të tërhiqet ose të bashkohet me një koalicion tjetër.

Sipas tij, subjektet politike që planifikojnë të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025 duhet të deklarojnë koalicionet e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri më 30 gusht.

“Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, partitë politike që janë të regjistruara në KQZ dhe që dëshirojnë të garojnë përmes koalicionit duhet të njoftojnë KQZ-në deri më 30 gusht,” ka thënë Elezi.

Ai ka theksuar se pas këtij afati, partitë që nuk kanë bërë deklaratën për koalicion do të jenë të detyruara të garojnë si subjekte të veçanta në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Elezi ka sqaruar se koalicioni duhet të përbëhet nga të paktën dy parti politike dhe, pasi të jetë certifikuar, asnjë parti nuk mund të tërhiqet nga koalicioni.

“Në momentin që koalicioni formohet , asnjë parti nuk mund të tërhiqet ose të bashkohet me një koalicion tjetër.

Gjithashtu, një parti që është pjesë e një koalicioni të certifikuar nuk mund të garojë si parti e veçantë,” ka theksuar Elezi në një intervistë për Front Online.

Deri më tani Elezi tha se , KQZ nuk ka pranuar ndonjë njoftim për koalicione nga partitë politike.

“Data e  fundit për deklarim të koalicioneve është 30 gushti, dhe  ende nuk ka ardhur asnjë  njoftim nga partitë për formimin e koalicioneve,” ka njoftuar Elezi.

Haliti: Nëse partitë që janë në opozitë duan ta rrëzojnë Kurtin duhet të bashkohen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka deklaruar se përpjekjet e partive opozitare për të rrëzuar Qeverinë Kurti nuk janë të mjaftueshme për të realizuar këtë objektiv.

Në një deklaratë për Front Online, Haliti shprehu dyshimet e tij në lidhje me mundësinë e krijimit të një fronti të përbashkët opozitar, duke theksuar se deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete për një bashkëpunim të tillë.

Sipas Halitit, nëse opozita dëshiron të jetë efektive në objektivat e saj, do të duhej të bashkohej dhe të formonte një plan të unifikuar për të sfiduar qeverisjen aktuale

“Individualisht mendoj që deklarimet e partive që janë në opozitë janë që të gjitha që duan ta rrëzojnë qeverinë Kurti atëherë do të duhet te bëheshin bashke të krijonin front te përbashkët. Unë nuk e shoh këtë mundësi nga deklaratat e bëra dhe nuk kam dëgjuar qe ka ndonjë para marrëveshje ose marrëveshje për të bërë  koalicion prandaj mendoj se këto te tri parti qe janë ne koalicion do te garojnë vetëm” ka thënë ai.

Dreshaj: Ne garojmë bashkë me NISMA, E30, dhe partinë tradicionale

Për formimin e një koalicioni të mundshëm për Front Online ka  folur Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i cili është shprehur se AAK-ja do të garojë me NISMA, E30, dhe partinë tradicionale, duke përjashtuar kështu mundësinë e garës si subjekte të veçanta. “Ne garojmë bashkë me : NISMA, E30, dhe partinë tradicionale”, tha Dreshaj. / Front Online /